Kushte ekstreme në shtetet lindore të Sudanit të copëtuar nga lufta, po përballen me një tjetër betejë.

Një luftë për të luftuar përhapjen e sëmundjeve kërcënuese për jetën si kolera që rritet në kushte jo të mira sanitare të rënduara nga shirat e dendur, zhvendosjet masive dhe infrastruktura e shkatërruar.

Brenda repartit, punonjësit e shëndetësisë lëvizin me shpejtësi për të klasifikuar pacientët që vijnë. Shumica e tyre janë shumë të dobët për të ecur apo folur.

Një burrë rrëzohet ndërsa përpiqet të ecë nga një dhomë në tjetrën. Ai është vendosur në një karrocë me rrota dhe është zhvendosur në një dhomë disa hapa nga vendi ku ka rënë. Sapo ndihmësit e lirojnë, ai bie në një shtrat të fortë. Nuk ka forcë për t’u ulur pa mbështetje, shkruan Sky news.

“Kjo është hera e parë që shteti përjeton diçka të tillë. Të paktën vitet e fundit nuk ka pasur një shpërthim kolere si kjo,” na thotë në repartin e karantinës Dr Ali Adam, Ministër i Shëndetësisë në Kassala.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb