Nëna e re, modelja, Hailey Bieber, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, ka vendosur që fëmijën e tyre ta mbajë larg prindërve të saj, Stephan dhe Kennya Baldwin, pasi vazhdimisht po kanë tensione në mes vete.

Themluesja e brendit te bukurisë “Rhode”, lindi fëmijën e parë me Bieberin, në muajin gusht dhe ndërkohë që shumë nëna të reja që do ta mirëprisnin ndihmë nga prindërit, Hailey ka vendosur të mabjë distancë, shkruan DailyMail.

Babai i saj, Stephan, festoi lindjen e nipit përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Hailey nuk ia pëlqeu postimin, ndërkohë që nëna e saj nuk ka postuar asgjë.

“Marrëdhënia e Haileyt dhe familjes së saj ka kohë që është dukur e keqe. Ajo ishte më e afërt me nënën, po edhe lidhja me të filloi të prishej pasi mbeti shtatzënë, sepse nuk dëshironte t’i tregonte familjes për muaj të tërë”, ka thënë një burim i afërt me modelen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb