Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër.

Ngjarja ka ndodhur rreth 50 metra para hyrjes së tunelit Tiranë -Elbasan.

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se makina është shkrumbuar thuajse plotësisht, ndërkohë që ende nuk dihen detaje në lidhje me shkakun e zjarrit dhe gjendjen e personave që udhëtonin me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb