Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka zhvilluar sot një marshim sensibilizues në kuadër të Javës së Shkopit të Bardhë.

Ky marshim synon të tërheqë vëmendjen mbi rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të ligjeve që mbrojnë të drejtat e personave të verbër.

Gjatë marshimit, u theksua nevoja për përmirësimin e infrastrukturës që mundëson lëvizjen e pavarur të personave të verbër. Po ashtu, u kërkua rikthimi i shërbimeve speciale që nuk ofrohen më që prej vitit 2016.

Këto shërbime janë thelbësore për përfshirjen e tyre në arsim, punësim dhe shoqëri, duke garantuar një jetë të barabartë dhe dinjitoze.

“Akses në infrastrukture! Rrisni rrogat! Rrisni pensionet! Akses në arsim!”, ishin disa nga kërkesat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb