Sot në Luksemburg u mbajt Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në ku u hap gripi i parë i kapitujve në lidhje me integrimin.
Në dalje nga godina ku u mbajt takimi, kryeministri Edi Rama është pritur nga një grup shqiptarësh që jetojnë atje.
“KRENAR PËR SHQIPËRINË! Në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg”, shkruan Rama.
Ai u prit me flamuj nga shqiptarët, ndërsa i dhuruan në mënyrë simbolike edhe një libër.