Nga xhaketat e Michael Jackson deri te kitarat e Noel Gallagher (Gallager), do të dalin në ankand muajin e ardhshëm në një shitje që vlerësohet të mbledhë rreth 2 milionë paund. Ankandi Propstore do të ofrojë më shumë se 350 artikuj muzikorë të përdorur nga megayje më 15 nëntor, si pjesë e një ngjarjeje katër-ditore që do të shesë gjithashtu kostume televizive. Pikat kryesore nga grupet muzikore përfshijnë një kasetë master të Jimi Hendrix që përmban katër regjistrime demo të papublikuara në një kuti në të cilën muzikanti shkroi titujt e tyre.
Tekstet e “Beat It” me kornizë të shkruar me dorë nga Jackson do të dalin gjithashtu në ankand, ashtu si edhe disa nga xhaketat e tij. Një xhaketë me stil ushatarak ngjyrë e zezë me ar është vlerësuar me një çmim prej 200,000 – 400,000 paund, ndërsa xhaketa e tij e turneut “Thriller” vjen me firma të shumta të famshme, është shprehur një prej specialistëve në ankand, Mark Hochman.
“Nuk është firmosur vetëm nga Michael, por nga brenda, në pjesën e pasme, është firmosur nga John Landis, i cili… bëri regjinë e videos “Thriller” dhe bashkëshortja e tij, Deborah Landis, e cila dizenjoi xhaketën që veshi Michael”
Gjithashtu në shitje janë 15 kitara të zotëruara më parë dhe të luajtura nga Noel Gallagher, në atë që Propstore thotë se është koleksioni më i madh i kitarave Oasis që do të dalin në ankand. Këtu përfshihet edhe kitarja e tij e parë me të cilën ka luajtur në grup, nga 25,000 – 50,000 paund tha ai.