Klasikja e futbollit evropian Gjermani-Holandë shkon në favor të “panzerave”. Skuadra e Julian Nagelsman, pavarësisht mungesave të rëndësisshme në këtë ndeshje i’a doli të marrë 3 pikë ndaj “tulipanëve”, që pothuajse hipotekojnë vendin e parë në grupin A3, teksa kryesojnë me 10 pikë, 5 pikë më shumë se sa Holanda dhe Hungaria.

Përpara sfidës, tifozët gjermanë patën mundësinë të përshëndesinin për here të fundit edhe tre nga futbollistët, që arritën të shkruanin historinë me panzerat në dy dekadat e fundit, duke fituar madje edhe një kupë bote, me Manuel Nuer, Thomas Muller dhe Ilkay Gundogan, të cilët lajmëruan disa javë më pare mbylljen e aventurës me ekipin kombëtar.

Gjermania zhvilloi një ndeshje më solide, duke qenë në kontroll të lojës e duke mbajtur, kundërshtarin larg portës. Holanda u tregua e pafuqishme, teksa arriti të godiste kuadratin vetëm një here gjatë gjithë 90 minutëshit.

Goli I fitores erdhi në minutën e 64, me anë të të riut Jamie Leweling. Futbollisti i Stuttgart, që debutoi me fanelën e kombëtares gjermane, goditi fortë topin në hyrje të zones, duke e dërguar sferën në trrekëndësh, për një super gol, që i dhuroi 3 pikë “Panzerave”.

I zhgënjyer ndërkohë ishte tekniku i “tulipanëve” Ronald Koeman, që pranoi supremaciinë e Gjermanisë në këtë ndeshje: “Ata ishin më të mirët e merituan. Fizikisht treguan që ishin një hap para nesh. Duhet të ushtronim më shumë presion, ndoshta u futëm në fushë disi të frikësuar”, theksoi tekniku I Holandës, Ronald Koeman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: