Studiuesi Auron Tare, ka kritikuar projektin e restaurimit të sarajeve të bejlerëve të Këlcyrës. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se restaurimi dhe konservimin e sarajeve do t’i bënte nder Trashëgimisë Kulturore shqiptare, jo vetëm për arkitekturën unikale të tyre, por edhe për kontributin e kësaj familje.

Por duke komentuar me doza ironie projektin e Bashkisë së Këlcyrës dhe Fondit të Zhvillimit, Tare shkon më tej kur shprehet se një biznesmen kishte propozuar kthimin e Sarajeve në hotel dhe kazino. Por ky plan për t’i kthyer Sarajet në pikë biznesi ka rënë, shton Tare, duke theksuar se pjesa qesharake e restaurimit vijon me hapjen e rrugës për hyrjen e autobusëve me turistë dhe ndërtimin e një kinemaje verore mbi rrënojat e Sarajeve. Auron Tare thotë shmangia e specialistëve të monumentëve të kulturës  po bën që statusi i trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kombëtare në vendin tonë çdo ditë e më tepër të përkeqësohet.

“U interesova pak me shume dhe mesova qe ne fakt ideja fillestare kishte qene per te ndertuar nje kazino-hotel turistik nga nje biznes me emer te ndertimeve po me se duket biznesmeni ishte terhequr. Meqenese ideja e kthimit te Sarajeve ne pike biznesi nuk kishte ecur duket se Fondi apo dikush pas tij, ka propozuar nje nderhyrje qe vetem “restaurim” nuk mund ta quash dot. Hapja e rruges per te sjelle autobuze me turiste, apo krijimi nje tip kinema verore tek rrenojat perpos pjese qesharake që mbartin ne vetvete jane nje tregues se ku po shkon e ardhmja e Trashegimise sone Kombetare. Në të gjithë këtë histori nuk ia vlen fare të shkruash me terma profesionale mbi karakteristikën e restaurimeve në godina të tilla, gërmime arkeologjke, studime apo rilevime te pejsazhit. Mjafton të shikosh atë kioskën alpine majë rrënojave për të kuptuar se ku ka përfunduar e ardhmja edhe e atyre pak monumenteve që kanë mbetur ende në kujtesën kombëtare”, shkruan Tare.

Postimi i plotë:

Kushdo që kalon sot nëpërmjet Grykës së Këlcyrës mund të vështrojë nga larg rrënojat e Sarajeve dikur të famshme te Bejlerëve të Këlcyres. Një nga familjet feudale më të rëndësishme dhe jetëgjatë të Jugut të Shqipërisë. Me shume mundësi kjo familje feudale që shtrinte ndikimin e saj deri thellë në Greqinë otomane e ka fillesën në mesjetën bizantine. Mbi Sarajet madheshtore eshte nje fortifikim antik i pa studiuar mire por i permendur nga disa emra te rendesishem te arkeologjise se shek 20. si Nikolas hammon apo Hasan Ceka.

E djegur nga ushtria greke në Luftën Ballkanike, Sarajet e Këlcyrajve kane mbi nje shekull qe jane te rrenuara. Emri me i njohur i ketyre sarajeve, Ali Bej Këlcyra një personazh dhe politikan rebel i mesit të shekullit të 20-të nuk pati mundësi ti ringrinte përsëri. I merguar pjesen me te madhe te kohes nga kundershtaret e tij, Mbreti Zog dhe me pas Enver Hoxha, gjithsesi ne periudhen e Luftes se Dyte, hapi disa dyqane ne Kelcyre te cilat sot jane rrenoja dhe te rrethuara nga ndertimet kaotike te pas 90s.

Restaurimi dhe Konservimi i Sarajeve te Këlcyraj ne fakt do ti bente nder Trashegimise Kulturore shqiptare jo vetem per arkitekturen unikale të ketyre sarajeve, por ne veçanti per historine e gjate dhe kontributin e Oxhakut te Këlcyrajve në çështjet shqiptare. Kjo familje me shume mundesi eshte nga nga familjet e pakta shqiptare e cila shtrihet që nga Mesjeta e deri me sot e identifikuar me kete Grykë nga ky ka rrjedhur historia e Jugut te Shqiperise. Sikur vetem per kete fakt restaurimi i tyre do te ishte nje ngjarje e rendesishme per Trashegimine.

Mirpo sot nje video e hedhur per publikun (bashkangjitur) nga Bashkia e Kelcyres dhe Fondi i Zhvillimit tregon per “projektin” e restaurimit te ketyre Sarajeve. Ne nje vend normal kujdo qe ka propozuar kete nderhyrje jo vetem do t’i hiqej urgjentish e drejta per tu marre me keto pune, por me shume mundesi do te kishin probleme te tjera. Per momentin mu duk si shaka dhe pyeta ne se mos kushedi Projekti me emrin zulmëmadh “Restaurimi i Sarajeve te Kelcyrajve” ishte konsultuar me ndonje specialist te dikurshem te Monumenteve. Më thane se jo vetem qe nuk i kishte pyetur kush ata specialiste qe merren me keto pune por me shume mundesi instituti i Monumenteve kishte dhene shpirt dhe nuk merrej me keto gjera pa vlere.

U interesova pak me shume dhe mesova qe ne fakt ideja fillestare kishte qene per te ndertuar nje kazino-hotel turistik nga nje biznes me emer te ndertimeve po me se duket biznesmeni ishte terhequr. Meqenese ideja e kthimit te Sarajeve ne pike biznesi nuk kishte ecur duket se Fondi apo dikush pas tij, ka propozuar nje nderhyrje qe vetem “restaurim” nuk mund ta quash dot.

Hapja e rruges per te sjelle autobuze me turiste, apo krijimi nje tip kinema verore tek rrenojat perpos pjese qesharake që mbartin ne vetvete jane nje tregues se ku po shkon e ardhmja e Trashegimise sone Kombetare. Në të gjithë këtë histori nuk ia vlen fare të shkruash me terma profesionale mbi karakteristikën e restaurimeve në godina të tilla, gërmime arkeologjke, studime apo rilevime te pejsazhit. Mjafton të shikosh atë kioskën alpine majë rrënojave për të kuptuar se ku ka përfunduar e ardhmja edhe e atyre pak monumenteve që kanë mbetur ende në kujtesën kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb