Dita e 5-të e grevës së urisë vijon nga 6 ish-të përndjekurit politik të cilët janë shprehur për mikrofonin e Neës24 se janë lënë pa përkrahje.

Ata shprehen se janë në vështirësi edhe nga ana financiare, edhe nga ana shëndetësore.

Një prej tyre tregon se merr vetëm 200 mijë lekë të vjetra pension në muaj, më ato vetëm qeren mund të paguaj teksa është në vështirësi për të blerë ilaçet.

Ata shprehen se nuk kanë gjetur përkrahje nga asnjë qeveri, teksa i bëjnë thirrje shtetit dhe Ramës ti shohë dhe ti japë një zgjidhje.

Një prej ish të përndjekurve politik:

Kërkojmë statusin e të përndjekurit politik, kamë bërë 8 vite burg nga 16 që jam dënuar…

E ndjej veten sërish sikur jam pa shtëpi, as shtëpi skam marr një pension qesharak, nuk kam me çfarë të marr as ilaçet.

Asnjë qeveri nuk na ka mbështetur, unë marr 200 mijë lekë që nuk më dalin asgjë, 120 mijë lekë paguaj qiranë, po ilaçet që i marr javë për javë me çfarë ti blej.

Kam ardhur nga Elbasani, ja ilaçet ku i kam, më tha doktori rri në spital se je sëmurë po i thash nuk i lej dot shokët ne do ta çojmë deri në fund këtë që nisëm.

Të shohim çfarë do bëj Edi Rama se Berisha nuk na ofroi asgjë..

Ish i përndjekuri politik:

Nata e 5-të është më e vështirë, gjendja jonë po përkeqësohet por ne e kemi nisur këtë rrugë dhe do ta çojmë deri në fund.

Ne na ka detyruar halli të vijmë këtu, që të na japin drejtim.

Kemi bërë grevë që në 2012, e vijojmë kemi e shokë të tjerë që janë në gjendje më të vështirë shëndetësore që kishin dëshirë të vinin por nuk mundeshin.

I bëj thirrje shtetit, Edi Ramës të na plotësojë kushtet mos të na lejë të vuajmë kaq shumë…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb