Më shumë se 90,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç kanë marrë vaksinën kundër poliomielitit në Gaza, ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa).

Izraeli dhe Hamasi patën rënë dakord për një sërë pauzash të lokalizuara në luftime, në mënyrë që punonjësit e shëndetësisë të arrijnë t’i administrojnë vaksinat, raporton BBC.

Vaksinimi filloi pasi rasti i parë i konfirmuar i poliomielitit në Gaza në 25 vjet ka lënë të paralizuar pjesërisht një fëmijë 10 muajsh në gusht.

Rundi i dytë i fushatës së madhe të poliomielitit filloi të hënën, por një strehë e kthyer në shkollë në Gazën qendrore, që synohej të përdorej për administrimin e vaksinave, u godit nga një sulm ajror izraelit, duke lënë të vdekur 22 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: