Kometa më e ndritshme e 13 viteve të fundit, ndryshe e njohur edhe si C/2023 A3 Tsuchinshan-Atlas, vëzhgohet në shumë vende të botës, raporton Anadolu.

E quajtur edhe si “kometa e shekullit, kjo kometë ndezi qiellin në mbarë globin, përfshirë dhe rajonin.

Kometa erdhi nga Reja Oort e zbuluar nga Observatori i Malit Vjollcë (Tsuchinshan) në Kinë më 9 janar 2023 dhe e gjetur në mënyrë të pavarur nga observatoria ATLAS në Afrikën e Jugut më 22 shkurt 2023, prej edhe ku e ka marrë emrin.

“Duke kaluar shumë afër Diellit, kjo kometë u nxeh dhe formoi bishtin e saj mbresëlënës të pluhurit dhe akullit. Mund të jetë një nga kometat më mbresëlënëse në histori”, tha Agjencia Turke e Hapësirës (TUA) duke informuar mbi karakteristikat e kometës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: