George Baldock, ish-futbollisti i Greqisë, u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada.
Kjo tragjedi shtyu Panathinaikos të bënte një gjest për t’u vlerësuar. Në të vërtetë, klubi grek vendosi të paguajë tre vitet e mbetura nga kontrata të 31 vjeçarit. Baldock, pas disa vitesh te Sheffield kaloi në verë te Panathinaikos.
Për t’i ardhur në ndihmë familjes së të ndjerit, drejtuesit e këtij klubi ndanë mendjen që të bëjnë këtë veprim bujar.
(J.S/BalkanWeb)