Në rubrikën “Opinion” në News24 po debatohet lidhur me çeljen e negociatave për grup kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Romina Kuko, Sekretare e Marrëdhënie me Jashtë në PS, dhe ish-ambasadori Agim Nesho debatuan lidhur me atë nëse Shqipëria i plotëson ose jo kriteret dhe kushtet.

Pedagogu i Universitetit Luarasi, Afrim Osmani, tha se në këtë proces duhet të bashkëpunojnë pozita dhe opozita, pasi në fund të ditës ne nuk na duhet debati i fortë politik, por rezultati pozitiv.

Debati

Agim Nesho: Çfarë ka arritur Shqipëria që të futet në BE. Kemi negociata dhe fasada, shyqyr që ishte Putini që u kujtuan për ne. Është i vetmi Kryeministër që nuk jep llogari për asgjë. Kemi gjysmën e pensionistëve që nuk blenë dot ilaçet, kemi gjysmën e shqiptarëve që nuk mbushin dot barkun me bukë. i dhatë pensionistëve 4 kafe në muaj si rritje pensionesh.

Romina Kuko: Duhet të jemi pak të logjikshëm, nuk duhet t’i shtojmë popullit pesimizmin. Ambasador me eksperiencën që keni thoni gjërat më esëll për shqiptarët, mos bëjmë një politikë të tillë. Pse po e digjni ju Shqipërinë.

Afrim Osmani: Ne jemi përballë një jete politike dhe ekonomike me standarde të reja. Të gjitha palët duhet të kontribuojnë, ne duhet të arrijmë rezultatin në fund të ditës, nuk na duhet debati i fortë politik.

Romina Kuko: Në fund të ditës gjithçka e bëjmë për qytetarët. Ne nuk po i bëjmë për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Reforma në drejtësi ishte një nga kërkesat kyçe, absolute. Sepse kur je pjesë në BE, është një prokuror i Unionit që ndërhyn në shumë çështjes, sikundër ka ndodhur në disa shtete.  Me debatin që bëhet këtu, nëse ne do të ishim eurodeputetë, do të linim nam, në Parlamentin Europian.

Agim Nesho: Edi Rama po bën gjithçka në funksion të zgjedhjeve të 2025. Mbajeni mend këtë, asgjë nuk do të bëhet pasi ai të marrë zgjedhjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb