Të dhënat e këtij viti tregojnë se të rinjtë po fillojnë të preferojnë destinacione të tjera Evropiane për studime, krahasuar me ato me të cilat jemi mësuar vitet e fundit. “Këtë vit kemi parë një dyfishim të aplikimeve për universitete në Gjermani, Austri dhe Italia është në rritje, duke fituar popullaritet për shkak të kostos më të ulët të jetesës dhe interesit të shtuar për kulturën dhe gjuhën vendase. Gjithashtu, ndër të rinjtë po vërehet një trend gjithnjë e më i dukshëm për opsionet e studimit në Spanjë, e cila është në top 5 destinacionet për studime. Natyrisht, Holanda dhe Britania e Madhe mbeten në krye me shumicën e aplikimeve për universitetet, por krahasuar me vitet e mëparshme, kemi vënë re këtë tendencë të kandidatëve që të shpërndahen drejt destinacioneve të tjera studimore në hapësirën Evropiane. Një shpjegim mund të jetë se gjithnjë e më shumë universitete në këto vende po bëjnë përpjekje për të futur sa më shumë programe të mësuara në anglisht, duke analizuar trendet e studimit dhe dinamikat e tregut të punës. Kemi vënë re gjithashtu një rritje të kërkesave për universitete në Hungari dhe Kanada, dhe presim që ky trend të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm,” shpjegon Matilda Matija, konsulente arsimore e Integral Albania.
Më 19 Tetor, me shumë se 30 institucione ndërkombëtare nga destinacione të ndyshme arsimore do të jenë të pranishme në Tiranë, në edicionin e vjeshtës së World Education Fair (WEF).
Ne panair, të rinjtë do të kenë mundësinë të eksplorojnë tendencat më të fundit arsimore në nivel global, si dhe të gjitha mundësitë për bursa. Panairi do të ketë dhe një edicion në Korçë, më 20 Tetor.
TREND >> një rritje e aplikimeve në Gjermani pritet në vitin 2025. Tarifë nga 250 deri në 1500 euro për semestër.
Kalendari i pranimeve të universiteteve gjermane për vitin e ardhshëm do t’u mundësojë studentëve Shqiptarë të aplikojnë herët. “Për këtë arsye, ne presim një rritje të aplikantëve në universitetet në Gjermani, por mbi të gjitha për shkak të lehtësirave arsimore që ofrohen. Po flasim këtu për studime me tarifa deri në 1500 euro për semestër. Universitetet private, edhe pse më të shtrenjta, ofrojnë një numër të madh programesh studimi në anglisht, duke lehtësuar kështu hyrjen e studentëve ndërkombëtarë”, shton Matilda Matija.
Rritja e interest për programet e studimit në fushën e Mikpritjes dhe Turizmit
Që nga viti I kaluar, Hospitality Management është një nga fushat me rritjen me te shpejte, duke treguar një interes për sektorin e turizmit. Fusha të tjera të njohura përfshijnë biznesin ndërkombëtar, shkencat komjuterike dhe marketing. Në të njëjtën kohë, ka një interes në rritje për fusha më pak tradicionale si biologjia detare, biokimia, inxhinieria kimike dhe artet vizuale (regjia, filmi, teatri). Këto reflektojnë një orientim drejt specializimeve të ngushta që përputhen me kërkesat e tregut global të punës.
“Nëse flasim posaçërisht për Gjermaninë, kemi parë një rritje të ndjeshme të interesit për fusha si inxhinieria dhe shkencat kompjuterike, veçanërisht për programet që lidhen me inteligjencën artificiale. Për të kuptuar se sa globale është bërë oferta edukative, prezantojmë për herë të parë në World Education Fair “Monroe University” nga USA, me programe studimore si: Criminal Justice, Hospitality Management, Information Technology and many more.
**Premiere në WEF: Bursa Studimi deri ne 100% per tarifat akademike dhe kostot e jeteses me programin Stipendium Hungaricum
**Mundësi bursash dhe 50% zbritje tarifash** Në WEF, të rinjtë mund të zbulojnë mundësi të shumta bursash elitare të ofruara nga universitetet pjesëmarrëse, duke përfshirë bursa meritash, bursa për kampusin dhe degët e studimit, zbritje tarifash deri në 50%, dhe forma të tjera ndihme financiare. Është e rëndësishme të theksohet se detajet specifike rreth këtyre bursave, duke përfshirë kriteret e pranueshmërisë dhe vlerat e sakta, mund të ndryshojnë dhe të përditësohen me kalimin e kohës.
Programi Work and Travel: numri i pranimeve për studentët Shqiptarë u rrit me 17%
Këtë vit, kemi parë një rritje të ndjeshme të interesit për programin Work and Travel. Numri i aplikimeve është rritur me 32% dhe numri i studentëve të miratuar për vizën J1 është rritur me 17%. Këto shifra pasqyrojnë një qasje te re në rritje të rinjve Shqiptarë ndaj shkëmbimeve kulturore, dhe programi Work and Travel u ofron atyre mundësinë për të zbuluar kulturën amerikane duke ndërtuar një përvojë të vlefshme në tregun e punës. Ky program po bëhet gjithnjë e më tërheqës për studentët që duan të kombinojnë punën me argetimin, duke fituar si përvojë pune ashtu edhe mundësinë për të eksploruar Shtetet e Bashkuara.
Kërkesa për kampe verore arsimore është rritur me 25% krahasuar me sezonin e kaluar, falë shfaqjes së programeve dhe destinacioneve të reja, sipas statistikave të brendshme të Integral.
Përgatitja për të vazhduar studimet jashtë vendit fillon gjithnjë e më herët. Si shkollat e mesme ashtu edhe universitetet elitare kërkojnë që kandidatët, përveç rezultateve të mira akademike dhe një niveli të lartë të gjuhës së huaj, të kenë sa më shumë përvojë në fushën e dëshiruar të studimit. Shkollat verore dhe praktikat janë një hap thelbësor për t’u përgatitur për studimet jashtë vendit: studentët përjetojnë fusha të ndryshme, fitojnë njohuri të rëndësishme, por edhe certifikata dhe raporte të lëshuara nga qendra gjuhësore dhe specialistë nga industri të ndryshme.
“Vërejmë një interes të rritur të studentëve për kampe të specializuara në një fushë të caktuar akademike apo profesionale, për të testuar aftësitë e tyre dhe përputhshmërinë me një karrierë të ardhshme në atë drejtim. Deri kohët e fundit, shumica e kërkesave ishin drejtuar ndaj kurseve të trajnimit në një gjuhë të huaj, ndërsa tani balanca ka prirje të anojë drejt kurseve të specializuara, pasi studentët janë të interesuar të testojnë aftësitë e tyre, të eksperimentojnë me fusha të ndryshme dhe kështu të finalizojnë zgjedhjet e tyre të ardhshme të studimeve,” shpjegon Xhesika Bushka, Menaxhere e Departamentit të Kampeve Verore në Integral.
Ndër fushat më të kërkuara në të cilat janë të specializuara kampet edukative përmendim: arkitekturën, mjekësinë, inxhinierinë, sipërmarrjen, psikologjinë, biznesin dhe lidershipin, drejtësinë dhe politikën, artet performuese, prodhimin e medias, bankat, shkencën kompjuterike dhe inteligjencën artificiale, modën dhe dizajnin, mikpritjen dhe artin kulinar. Nuk mungojnë oferta për kampe me profil sportiv (nga hipizmi deri te stërvitjet e futbollit me klubet më të famshme si AC Milan, Real Madrid ose Arsenal).
Për sa i përket destinacioneve të kampeve verore për fëmijë, përveç Evropës apo Amerikës së Veriut, studentët mund të eksplorojnë Australinë dhe vende të tjera në Azi. Në varësi të interesave dhe qëllimeve të tyre, studentët mund të studiojnë për një javë, dy ose më shumë, në kampuset universitare në Londër, Oksford, Kembrixh, Nju Jork, Los Anxhelos, Toronto, por edhe në Sidnei, Singapor apo Tokio. Këtë vit, dy grupe studentësh mësuan rreth kulturës, civilizimit dhe përparimeve të Anglisë në Teknologji & STEM, ndërsa eksploronin pikat më të njohura të Londrës dhe Bristolit. Programe të reja po përgatiten për destinacione të reja verore ose dimerore per vitin 2025.
Zbritje dhe Çmime Ekskluzive për Kampet Verore jashtë vendit
Në WEF, vizitorët do të gjejnë propozime për programe të reja studimi të organizuara gjatë të gjitha pushimeve të këtij viti shkollor. Gjatë kësaj periudhe, çmimet promocionale janë të disponueshme në një përzgjedhje kampesh individuale dhe zbritje të konsiderueshme deri në 30% për ofertat në grup.
Në kontekstin e aplikimeve të hershme në shkollat verore jashtë vendit dhe për të shmangur situata të pakëndshme lidhur me mungesën e biletave të avionit, rekomandojmë që të rezervoni vendin tuaj sa më herët.
Pjesëmarrësit e panairit mund të flasin me specialistët e Integral Educational Programs për të zgjedhur programin e duhur të studimit dhe destinacionin.
Shkolla e Mesme Ndërkombëtare në Austri – Danube International School Vienna
DanuBe International School Vienna është një kolegj privat ndërkombëtar që ofron një arsim të lartë për studentë nga moshat e vogla deri në adoleshencë. Me një program edukativ të bazuar në standardet ndërkombëtare, shkolla thekson zhvillimin personal dhe akademik të çdo nxënësi.
DanuBe ofron mësim në disa gjuhë, përfshirë anglishten, dhe krijon një ambient të ndryshëm dhe përfshirës që nxit krijimtarinë dhe bashkëpunimin. Me mësues të kualifikuar dhe aktivitete jashtëshkollore, shkolla përgatit nxënësit për sfidat e së ardhmes në një botë globale.
Regjistrimi dhe Informacione Shtesë:
Për më shumë detaje mbi panairin e edukimit World Education Fair 2024 dhe për tu regjistruar, vizitoni faqen zyrtare të eventit në www.worldeducation.al Pjesëmarrja në WEF është FALAS dhe mund të resgjistroheni online ose në hyrje të eventit.
Rreth Integral Educational Programs
Integral është konsulenti nr.1 për studimet jashtë vendit dhe programin Work and Travel në USA. INTEGRAL Group ka mbi 32 vjet përvojë ndërkombëtare në ofrimin e informacionit për studentët, prindërit dhe të gjithë ata që janë të interesuar të zgjedhin programet dhe institucionet arsimore më të mira. Që nga viti 2011 i pranishem edhe ne Shqiperi për të ndihmuar studentët Shqiptar gjatë rrugëtimit të tyre arsimor, me partneritet me mbi 500 institucione arsimore nga e gjithe bota.
Per me shume informacion mund te na vizitoni ne: https://integral.al/