Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci ka treguar këndvështrimin e tij rreth titullit në Serie A. Sipas tij, Inter mbetet favorit.

“Favoriti edhe sivjet është pa dyshim Interi, por këtë sezon do të ketë më shumë konkurrencë. Të tjerët janë afruar disi. Mendoj se Juventusi e ka ngushtuar diferencën, Milani është ende i bezdisshëm, Napoli me Konten filloi shumë fuqishëm, ndaj Inzagi e të tijtë duhet të kenë kujdes sepse sivjet vështirësitë janë më të shumta”, u shpreh ish-mbrojtësi pas një turneu Padel në Trento.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb