Sa vijnë e shtohen zërat për firmën e mundshme të trajnerit Tomas Tuchel me Anglinë. Sipas Sky Sports UK, në orët e fundit, Federata Britanike ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe gjasat janë të mira që të ketë një fund të lumtur.

Tekniku gjerman është i hapur për të udhëhequr “3 luanët”,  duke marrë kështu vendin e Lee Carsley. Për Tuchel do të ishte aventura e parë te një kombëtare, pasi deri më tani ka qenë trajner i skuadrave si Dortmund, Chelsea apo PSG.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb