Në Luksemburg këtë të martë u çel zyrtarisht grupkapitulli i parë për integrimin e Shqipërisë në BE. Kryeministri Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi mbajtën një deklaratë të përbashkët në Këshillin e Bashkimit Europian në Luksemburg.
Lidhur me këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë, ka reaguar delegacioni i BE në Shqipëri. Delegacioni ka shkruar në rrjetet sociale se mbështet Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Postimi
Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara!
Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.
E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.
I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE.
(BalkanWeb)