Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News24 me gazetaren Ina Qirjo komentoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Çupi tha se hapja e negociatave është lajm i mirë për Shqipërinë. Sipas Çupit, PD ka votuar çdo ligj që ka lidhje me integrimin e vendit në BE. Dhurata Çupi u shpreh se PS ka vepruar ndryshe kur ka qenë në opozitë, duke bllokuar ligjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Dhurata Çupi: Hapja e negociatave është një lajm i mirë për Shqipërinë. Por, kryeministri shqiptar Edi Rama e ka larguar Shqipërinë nga BE për vite me radhë. Rama duhet të mbajë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Opozita sot nuk pengon ligje, ndërsa opozita nga viti 2009 deri më 2013 ka luajtur rol negativ në miratime ligjesh, që kishin të bënin edhe me integrimin europian të vendit.
Shqipëria sot më keq është në raport me zgjedhjet, si dhe reformën zgjedhore. Ndërkombëtarët bashkëpunojnë edhe me qeverinë edhe me opozitën.
(Balkanweb)