Është zbardhur dinamika e krimit të ndodhur këtë pasdite në një servis në Vorë.

Gazetari Igli çelmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ndodhi në servisin, i cili është në pronësi të dy vëllezërve me mbiemër Mara.

Paraprakisht mësohet se disa persona kanë shkuar te servisi ku punonte 25-vjeçari Xhuliano Shkurti dhe e kanë qëlluar atë në këmbë me armë zjarri.

Në mbrojtje të të riut kanë ndërhyrë pronarët e servisit, të cilët janë goditur më pas me mjete të forta.

25-vjeçari Shkurti ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: