Shqipëria sot çeli negociatat për Klasterin e Parë me Bashkimin Europian, një proces që konsiderohet si historik për vendin tonë.
“Klasteri” i parë i temave nën negocim mbulon gjyqësorin dhe të drejtat themelore, lirinë dhe sigurinë, si dhe prokurimet dhe kontrollin financiar.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë, ndër të tjera flet edhe për drejtësinë, ndërsa thekson se ajo ka goditur më shumë majtas se sa djathtas. Dhe në këtë kuadër, Rama thekson se kjo është ajo që kemi kërkuar, kjo është ajo për të cilën kemi luftuar.
“Përsa i përket opozitës unë nuk kam çfarë të them. Ne nuk mund as ta ndalojmë, as ta ndryshojmë, as ta ngadalësojmë dhe as të ndërhyjmë në procesin pa kthim të vendosjes së drejtësisë përmes një sistemi drejtësie të pavarur dhe natyrisht, heqja e duarve të politikës nga drejtësia ka krijuar dhembje, ka krijuar situata me të cilat ne nuk jemi mësuar dhe drejtësia ka goditur majtas dhe djathtas. Me shumë majtas sesa djathtas nëse e marrim në aspektin kuantitativ, por kjo është ajo që kemi kërkuar, kjo është ajo për të cilën kemi luftuar edhe kush nuk do të pranojë vendimet e drejtësisë, është i destinuar t’i bjerë murit me kokë dhe në fund është koka dhe jo muri që do bëjë prapa”, thekson Rama.
(BalkanWeb)