Policia ka ushtruar kontroll në 30 qendra estetike që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë, bëri të ditur gazetari i News 24, Igli Çelmeta, në një raportim për Balkanweb.
Duke zbardhur detaje nga ky operacion, Çelmeta bëri të ditur se kontrollet po zhvillohen në kuadër të informacioneve lidhur me sasi botoxi kontrabandë, që dyshohet se përdoret në këto qendra.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta në këtë operacion janë arrestuar arrestuar 3 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë.
Operacioni drejtohet nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në DPPSH.