Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i parlamentit Agron Gjekmarkaj, me anë të një shkrimi, shprehet se Ervin Salianji “është rrëmbyer nga jeta politike e vendit, pasi vendimi për të është politik”.
Gjekmarkaj tha se ndërsa një politikan goditet politikisht, trafikanti gjerb kafe në lokalin e tij. Më tej, Gjekmarkaj deklaroi se çuditet që urrejtja e frika e pushtetit nuk po ndalet.
Shkrimi i nënkryetarit të PD-së Agron Gjekmarkaj:
Nese ndokush nuk ka mesuar nga precendenti i paprecedent i gjykimit, e rrembimit te Salianjit nga jeta politike, do te thote qe s’do di te ruhet nga grabitja nga goditja qe mund t’i bjere si rrufe ne dite me diell ne shtepi te vet, ne familje te vet, ne pragun qe po i troket.
Te nderuar miq, te nderuar shqiptare, te mocmit tane ironizonin vetveten e thonin “cudia me e madhe tre dite zgjat” , nuk me cudisin tre javet apo tre muajt burg te Salianjit, me cudit qe urrejtja e frika e pushtetit nuk ngopet.
Gjykatat tona bejne mire te vijne te paraqesin kandidaturat e te votohen ne popull se drejtesia ka vdekur, politika ka mbire mbi kete kadaver si kerpudhe helmuese. Do ishte me pak hipokrite te merrnin ca vota se paku.
Ne asnje rast ne keto 34 vite tranzicion nuk ka pasur asnje vendim gjykate qe ka denuar me burg edhe kur kallximet kane qene te rreme. Nje deputet eshte i denuar se coi ne burg nje trafikant.
Trafikanti po gjerb kafene ndoshta diku ne lokalin e vet e darkave sheh vellain ish minister se si i tregon udhen e drejte drejtesise qe po i rri drejt gatitu atij vete.
E ti, e ju, e dini te gjithe te verteten!
Agron Gjekmarkaj
Nen Kryetar i PD / Nen Kryetar i Kuvendit
(BalkanWeb)