Tirana ka nisur përgatitjen për sfidën me Dinamon, por dilema ka sa të duash për fundjavën. Trajneri Bledi Shkëmbi është duke menduar për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës. Me shumë mundësi, skema do të jetë 3-4-3.

Dihet tashmë që problem janë dy lojtarë. Bëhet fjalë për Zharmunin dhe Solerin. I pari, me shumë mundësi do të mungojë në sfidën me blutë, pasi edhe pse ka nisur stërvitjen zor se ia del, ndërsa për Solerin, shanset janë 50 për qind. Në fund, Shkëmbi mendon të aktivizojë Selmanin, në mbrojtje janë Kola, Mici dhe Dembele.

Tirana
Tirana

Në mesfushë, Abah ose Soler, Meta, Jonuzi. Në krah dyshja Haxhiu dhe Ismaili, ndërsa në sulm Bajroviç, Prenga. Një skuadër sulmuese, dhe nëse Abah është në fushën e lojës, i bie që Shkëmbi të aktivizojë 4 sulmues. Një vendim që do të vlerësohet gjatë javës, duke u peshuar dhe me mungesat në ekip. Deri të shtunën, skuadra ka plot kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb