Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Ersekës, ku një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasja E. S.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesja e automjetit të dytë, shtetasja E. S., ka mbetur e dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po merr mjekim.

Po ashtu, dy pasagjerët në këtë automjet kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar për trajtim mjekësor, por fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ersekë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në hyrje të qytetit automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. S.

Nga përplasja ka ngelur e dëmtuar drejtuesja e automjetit tip “Benz” shtetasja E. S., dhe dy pasagjerë në këtë automjet, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb