Nuk duket se ka më asnjë dyshim: Thomas Tuchel do të jetë trajner i Anglisë. 51-vjeçari ka arritur nmarrëveshje me Federatën dhe do të zërë vendin e Lee Carsley, i emëruar menaxher i përkohshëm për katër ndeshjet e fundit të luajtura nga “Tre Luanët” pas largimit të Gareth Southgate.
Zyrtarizimi do të vijë më shpejt nga ajo që pritej. Siç raporton Sky Sport DE, tekniku gjerman do të prezantohet në Wembley të mërkurën në orën 14:30. Sa i takon pagës, trajneri do të fitojë 4-5 milionë funte në vit.
Sipas asaj që bëhet e ditur, ai do të marrë frenat e skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve në nëntor.
@SkySportDE Laut Sky Infos soll Tuchel morgen um 14:30 Uhr im Wembley vorgestellt werden und rund 4-5 Mio. Pfund im Jahr verdienen. 💰
— Sky Sport (@SkySportDE) October 15, 2024