Analisti Dritan Hila në studion e emisionit “Open” në News24, e konsideroi hapjen e negociatave për grup kapitullin e parë me BE më shumë se një gjeopolitikë.
Hila tha se Shqipëria ka probleme të mëdha, por ky është një bonus që i jepet shqiptarëve në kuadrin e një shprese për integrimin në BE.
Hila tha se kur mund të ndodhë anëtarësimi në BE duhet shumë kohë.
“Rruga për të shkuar aty do të na ndihmojë shumë sidomos me gjyqësorin, drejtësinë, administratën publike dhe gjithashtu do të kemi të mirat tona sa i takon fondeve.
Do të jepen fonde të mëdha për sektorë të veçantë, një pjesë e të cilave do të shkojnë në jetën reale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e vendit”, tha Hila.
Ai tha se ky vendim mund të jetë edhe presion i SHBA ndaj BE-së. “Nuk janë problemet që ka Shqipëria rezultat i një qeverisjeje, as nga Rama as nga Berisha”, tha Hila.