Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një ditë të paharrueshme atë që ndodhi dje në Luksemburg, ku Shqipëria çeli grupin e parë të kapitujve në procesin e integrimit në BE
Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto nga ky moment, ndërsa ka shkruar se më në fund vendi ynë u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar.
Rama hodhi gjithashtu sytë edhe nga e ardhmja, duke u shprehur se ka bindjen që në 2030, flamuri i Ismail Qemalit dhe Skënderbeut do të ngrihet në Bruksel.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar
(BalkanWeb)