Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar tashmë në brigjet e Shëngjinit.
Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare, ndërsa theksohet se pas procedurave në qendrën e pritjes në Shëngjin, 16 emigrantët të cilët janë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.
Policia e Shtetit
Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.
vijon/…