Robert Lewandowski, pavarësisht moshës, vijon të jetë në nivele të larta, udhëheq La Liga-n si golashënuesi më i mirë me 10 gola në 9 javë, por herët ose vonë edhe polaku është i detyruar të tërhiqet. Leva ka një kontratë me Barcelonës deri në 2026, për këtë arsye drejtuesit e klubit kanë nisur punën prej kohësh për të gjetur një zëvendësues.

Haaland
Haaland

Sipas mediave spanjolle: Laporta është i fiksuar pas idesë për të transferuar në Barcelonë sulmuesin e Man.City, Erling Haaland. Pavarësisht vështirësive ekonomike, Laporta do të bëjë gjithçka për të rezervuar shërbimet e Haaland, i cili gjithashtu prej kohësh ndiqet edhe nga Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb