Radhë e gjatë, prej 1.5 kilometrash është krijuar për automjetet në zonën Mulleti-Tuneli i Krrabës.
Gazetari Fatmir Popja raporton se shkak është bërë një automjet në hyrje të tunelit të Krrabës, në hyrjen nga Tirana.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke bllokuar kështu edhe hyrjen e tunelit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
(BalkanWeb)