Sot e ftuar në Vila24 moderuar nga Anila Çela ishte terapistja energjike Merita Cake e cila foli për kuptimin e numrave dhe kuptimin e tyre në jetën tonë gjithashtu.

Numrat janë konsideruar gjithmonë të shenjta, modelet dhe lidhjet që përmbajnë disa të dhëna serioze në lidhje me formësimin e universit.
Duke parë numra të ndryshëm, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë nga engjëlli apo shpirti juaj udhëheqës.

Cake specifikoi sot se çfarë kuptimi energjik ka numri i shtëpisë ku jetoni.

“Nëse shtëpia juaj ka numrin tre kjo nënkupton festa, atmosferë festive, njerëz dhe energji pozitive. Në shtëpi ju jeni lideri i energjisë. Ata që jetojnë në shtëpi me numrin tre kanë energji të hapur në raport me të tjerët duke qenë shumë bashkëpunues”- tha Cake për shikuesit e News24 duke zbuluar dhe kuptimet e numrave të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: