Shfaqja e modës e Victoria’s Secret është rikthyer për herë të parë që pas vitit 2018, pasi u përball me akuza për seksizëm, mizogjini dhe mungesë përfshirjeje.
Shfaqja e parë pas 6 vitesh u zhvillua në Nju Jork të martën, më 15 tetor, me rikthimin e disa veteraneve të markës dhe të pasarelës në përgjithësi.
Tyra Banks, Adriana Lima, Kate Moss, Alessandra Ambrosio, Gigi Hadid, si dhe disa prej modeleve më të reja të markës së famshme të të brendshmeve si Barbara Palvin dhe Taylor Hill, zunë vendin e tyre në një nga pasarelat më të njohura në botë.
View this post on Instagram
Një nga pikat kryesore të eventit ishte Valentina Sampaio dhe Alex Konsani, modelet e para transgjinore të Victoria’s Secret.
Cher u ngjit në skenë për të kënduar live disa nga hitet e saj më të mëdha.