Roberto Mancini përfundon nën akuzë. Barazimi zhgënjyes pa gola të martën në mbrëmje në Ryad ndaj Bahreinit, nuk u prit mirë nga tifozët vendas, të cilët ”shigjetuan” timonierin e skuadrës së tyre.

Humbja 2-0 e pak ditëve më parë ndaj Japonisë dhe barazimi i djeshëm ndaj Bahreinit, kanë zhytur në krizë skuadrën kombëtare arabe, e cila në renditjen e kualifikueseve të Azisë për Kupën e Botës 2026, ka “rrëshqitur” në vendin e 3 të Grupit C, duke qenë jashtë kualifikimit direkt, ose 2 vendve të para të grupit, që mbahen për momentin nga Japonia dhe Australia. 5 pikë në 4 ndeshjet e fundit, këto janë numrat e kombëtares së Arabisë Saudite, të cilat nuk bindin tifozët, të cilët kontestuan ashpër teknikun Italian Roberto Mancini. Ky I fundit madje u pa shpesh herë nervoz teksa nuk ngurroi të kundërpërgjigjej tifozerisë, duke i kërkuar të heshtnin.

Një situate shumë e tensionuar dhe aspak pozitive për kombëtaren arabe, me Roberto Mancinin që deri tani pavarësisht kontratës faraonike që nënshkroi me federatën e këtij vendi, nuk e ka justifikuar në fushën e lojës me ekipin që vuan shumë të realizojë. Edhe ndaj bahreinit u vu re kjo gjë, teksa vendasit krijuan shumë, por nuk ditën të finalizonin si duhet. Kombëtarja e Arabisë Saudite madje shpërdoroi edhe një 11 metërsh teksa në minutën e 20, ishte Dawasari që gaboi nga 11 metra.

Në muajin e ardhshëm, ndoshta italiani do të ketë shansin e fundit për të rifituar besimin e tifozëve dhe ambjentit sportive në Arabinë Saudite, pasi në të kundërt me durimin që po soset, nuk do të ishte çudi që marrëveshja mes palëve të përfundonte përpara kohe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: