Rusia ka nisur një nga sulmet më të mëdha në Ukrainë gjatë muajve të fundit, duke e shënjestruar Kievin e qytetet tjera dhe duke nisur zjarr në një objekt industrial në rajonin perëndimor, Ternopil, kanë thënë zyrtarët të mërkurën.

Mbrojtja ajrore ka rrëzuar 52 nga 136 dronët e përdorur në sulm, kanë thënë forcat ajrore. 20 dronë janë akoma në ajër dhe për 60 të tjerë nuk dihet, ndoshta sepse janë rrëzuar nga sistemet e luftës elektronike, kanë shtuar forcat.

Rreth 50 zjarrfikës kanë shuar një “zjarr të shkallës së madhe” në rajonin Ternopil, ka shkruar në Telegram, administrata ushtarake. Sipas administratës, nuk ka të lënduar.

Forcat ajrore kanë thënë se Rusia gjithashtu ka lëshuar dy raketa në rajonin verior, Chernihiv dhe atë lindor, Donetsk, por nuk ka dhënë informacione se çfarë u ka ndodhur raketave, raporton  Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: