Partizani është kthyer dje në fushë pas një dite pushim pas miqësores kundër Kukësit, e fituar pastër me shifrat 2-0. Gjatë pasdites Veselinoviç ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët jo të angazhuar me kombetaret.

Më së shumti seanca është përqendruar në aspektin fizik, teksa ditët në vijim ritmi do të vijojë në rritje me nga dy seanca në ditë. Situata sa i përket dëmtimeve është optimale, pasi asnjë lojtar nuk mungon për këtë arsye.

Lajme të mira ka edhe nga lojtarët e angazhuar në Kombëtare, pasi të gjithë pritet të kthehen afro tri ditë përpara ndeshjes me Elbasanin. Dyshimet e vetme janë për Bintsukës për shkak të vonesave të mundshme me fluturimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb