Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar.

Ky persona dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase”, thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb