Ashtu sikurse fermerët kishin paralajmëruar një ditë më parë për mikrofonin e News24 për hedhjen e qepëve në kanal, sot ata i kanë hedhur prodhimet e tyre sepse janë hasur me mungesë tregu dhe kërkesa për blerjen e qepës, por me çmim nën kosto. Qindra kuintalë qepë ata po i mbanin stok, në mungesë të tregut, por edhe çmimit të ulët.

Bëhet fjalë për 15 deri në 20 lekë/kg, teksa banorët nuk janë dakord me këtë çmim pasi nuk mbulojnë dot as shpenzimet.

Një prej fermereve të zonës flet për News24, teksa shprehet se thuajse të gjithë banorët e zonës i kanë hedhur në kanal prodhimet e tyre bujqësore.

Më tej ajo shprehet se djemtë e saj kanë zgjedhur që të ikin jashtë, sepse nuk ia dalin dot të jetojnë këtu. “Ata kishin qejf të jetonin në vend të tyre, por me çfarë”, shprehet banorja. Ndërkohë që hedhja e qepëve në rrugë e kanal, është vendim i të gjithë banorëve në formë proteste për shkak se nuk mundën t’i shisnin ato.

Fermerja:

Treg nuk ka fare, makina nuk vijnë dhe unë i hodha qepët të gjitha, ja ku i hodha e di që është shumë gjynah se unë mora dhe punëtorë i paguaja 20 mijë lekë ditën dhe tani akoma s’jua kamë dhënë lekët.

Ata vijnë dhe e kërkojnë me 15 lekë të vjetra, si t’jua jap unë?

Nja dy vjet eci mirë, edhe djemtë ikën nga Italia e erdhën këtu thanë të punojmë në vendin tonë por do ikin sepse se nuk ja dalin dot këtu.

Jo vetëm unë por të gjithë banorët i kanë hedhur në rrugë në kanal se është turp dhe gjynah ti japim me atë çmim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb