Probleme në horizont për Benficën. “Rasti i emailit”, siç quhet në Portugali, ka të bëjë me akuzën e korrupsionit dhe mashtrimit tatimor për shitjen e pretenduar të disa lojtarëve nga klubi  midis viteve 2016 dhe 2019. Një fakt që, nëse  vërtetohet, mund të çojë  skuadrën portugeze drejt përjashtimit nga garat sportive nga 3 muaj deri në 6 vjet me kërkesë të Prokurorisë.

Prokuroria pretendon se ish-presidenti Luís Filipe Vieira dhe këshilltari i mëparshëm ligjor i Benfica-s, Paulo Gonçalves, devijuan pagesën e miliona eurove përmes transferimeve fiktive të tre lojtarëve, të gjithë brazilianë. Madje, Benfica-s i kërkohen 900 mijë euro për përfitime të paligjshme, ndërkohë që Prokuroria ka ndërhyrë për të kërkuar ndalimin e 11 të dyshuarve.

Klubi i Benficës ka reaguar menjëherë, duke u shprehur se akuzat nuk kanë bazë reale. “Benfica dhe avokatët e saj do të analizojnë në detaje akuzën që iu njoftua sot dhe e cila e mban Benfikën përgjegjëse për aktet e supozuara që i atribuohen ish-presidentit të saj dhe një ish-këshilltari.

Nuk ka dyshim se Benfica do të mbrohet pa hezitim nga të gjitha akuzat e pabaza” – shkruan Benfica.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb