Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim financiar në shkallën e parë të Komisionit të Vetingut.

Kontrolli financiar i cili ka nisur ditën e sotme do të kaloj në filtër çdo element financiar që prej ngritjes së këtij institucioni.

Ekipi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mbërritur tashmë pranë këtij institucioni ku po nis kontrolli i dosjeve të para të lëvizjeve financiare. Kjo është hera e parë që Komisioni i Vetingut auditohen financiarisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: