Pallati i Beut që ndodhet në qytetin Oran të Algjerisë shquhet për bukurinë dhe historinë e tij shekullore, shkruan Anadolu.

Pallati përbëhet nga 3 seksione kryesore si divani (dhoma e mbledhjeve), haremi (dhoma e grave) dhe dhoma e halvetit (dhoma e adhurimit në izolim).

Muhammed Bin Osman el-Kebir, një nga bejlerët e Perandorisë Osmane në Oran, e ndërtoi Pallatin e Beut në vitin 1792 në një sipërfaqe prej 5,5 hektarësh, ku disa objekte ishin nga Sulltanati i Merinit dhe disa nga spanjollët.

I vendosur në lagjen Sidi Huvvari, një nga lagjet historike të Oranit, kompleksi i Pallatit të Beut përfshin Kalanë e Kuqe (Burj el-Ahmer, Rosalcazar), e ndërtuar gjatë periudhës së Merinit dhe një stallë nga spanjollët.

Në tavanin e seksionit të divanit të Pallatit të Beut janë të shkruara ajete nga Kurani i Shenjtë dhe stema osmane, ndërkaq gjatë periudhës koloniale franceze këto u zëvendësuan me fjalë dhe stema që shprehnin besnikërinë ndaj Napoleonit III, i cili vizitoi qytetin e Oranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb