Ylli i mesfushës së Interit, Nico Barella, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Il Sole, 24 Ore”, foli për vështirësitë që ka hasur, që nga fillimi i karrierës e deri tani.

“Nuk ka qenë e lehtë. Në fillim humba një finale të Kampionatit Europian U19, më duhej të largohesha nga një Botëror sepse theva dorën time dhe shokët e mi përfunduan në vendin e tretë. Ndaj, unë e di se çfarë do të thotë të humbasësh.

“Në krahun tjetër kam fituar kampionate, kupa italie, Superkupa, Kampionatin Europian. Ndaj, e di se çfarë do të thotë të fitosh dhe të humbasësh”.

“Është shumë më e lehtë të shpjegosh se çfarë do të thotë të fitosh, mund ta shohësh që unë po shpërthej nga gëzimi, ndërsa kur humbet nuk e di se çfarë ndodh më pas. Pasi humbëm finalen e Champions kalova një verë të tërë duke thënë: A do të luaj përsëri një finale të tillë?.

“Do të kisha dashur t’i fitoja të gjitha finalet, të mos bija nga kategoria me Cagliari e Como, por shërben si një nxitje për të provuar përsëri vitin e ardhshëm. Edhe vjet kur fituam titullin shpesh janë ndjerë vetëm, por mendoj se i kam mposhtur kritikat ndaj meje”, tha Barella.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb