Si pasojë e uraganit Helene që kaploi shtetin amerikan të Karolinës së Veriut, autoritetet kanë bërë të ditur se të paktën 92 persona mbeten të pagjetur, transmeton Anadolu.

“Dua të paralajmëroj se ky nuk është numërimi përfundimtar, sepse grupi i punës po vazhdon punën e tij”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Coper, duke shtuar se numri do të lëvizë me ardhjen e raporteve të reja.

Stuhia, e cila arriti në tokën amerikane më 26 shtator, ka marrë jetën e të paktën 118 personave në Karolinën e Veriut, ndërsa numri total së bashku me shumë shtete të tjera është 243.

Përmbytjet e rënda dhe rrëshqitja e tokës kanë izoluar qytete të tëra, duke komplikuar përpjekjet për rimëkëmbje.

Cooper theksoi rreziqet e paraqitura nga dezinformatat që kanë nxitur kërcënime kundër punonjësve federal të reagimit.

“Rrjedha e vazhdueshme dhe e rrezikshme e dezinformatave ngjall konfuzion dhe demoralizon të mbijetuarit e stuhisë dhe punonjësit e reagimit”, tha ai.

Administratorja e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), Deanne Criswell, dënoi armiqësinë ndaj punonjësve të ndihmës.

“Është zemërthyese të shohësh akte aktive të urrejtjes ose fjalë ndaj kujtdo, e lëre më ndaj reaguesve federal”, tha Criswell.

Ajo theksoi se keqinformimi nuk do të pengojë misionin e FEMA-s për të ndihmuar ata në nevojë, pasi mbi 2 mijë punonjës federal mbeten të përkushtuar ndaj përpjekjeve për rimëkëmbje në shtetin e Karolinës së Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: