Një aksident ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Cërrik – Gramsh në afërsi të fshatit Shtëpanjë gjatë paradites së sotme ku u përplasën dy kamionë, njëri nga të cilët përfundoi jashtë rruge.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX , 32-vjecari Vilson Muça. Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit i cili i dha ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit

Në vendin e ngjarjes më pas ishin edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet proceduriale si dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit ku u konstatua se Selman Hazizolli ,drejtues i automjetit tip Benz kamion me targë AA 354VG , rezultoi i dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb