Një 21-vjeçar u ekzekutua brutalisht në sy të një mikeshe të tij, teksa ndodheshin në një parking në jug të Amsterdamit.
Dy të rinj dëshmuan skenën e krimit në qytetin Hilversum, i cili ka një popullsi prej 90 mijë banorësh. Ata po punonin në një klub sportiv aty pranë dhe po bënin një pushim për cigare.
Ata kanë përshkruar momentet fatale për gazetën “Telegraaf”. “Dëgjova katër goditje, pastaj ishte qetësi për një kohë. Më pas dëgjuam edhe tre të shtëna të tjera”, rrëfejnë të rinjtë.
Mësohet se autori ka zbritur nga një makinë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës. Më pas u largua ngadalë, thanë ata. Megjithë tentativat për reanimim, njeriu i qëlluar ka ndërruar jetë në vend nga plagët e rënda.
“Ishte e tmerrshme. Vajza doli me vrap nga makina dhe kërkonte ndihmë. Ajo foli me personin e parë, i cili më pas lajmëroi policinë. Vajza ishte me të vërtetë me fat që nuk u lëndua”, rrëfejnë të rinjtë.
Adoleshentët thanë për Telegraaf se “në fillim menduam se ishte një aksident. Ishte një burrë i shtrirë në tokë dhe një vajzë e mbuluar me baltë dhe me pantallona të grisura. Burri ishte plot me plumba. Një ringjallje ishte e pashpresë, ai vdiq menjëherë.”
Pas ekzekutimit, policia raportoi një arrestim. I dyshuari vjen nga Hilversum, ndërsa mbetet i paqartë motivi i sulmit.