Klevis Balliu, Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News 24 ka dhënë më tepër detaje për protestën e opozitës më 23 tetor përpara godinës së Parlamentit Europian.
Balliu tha se PD në Parlamentin Europian do të informojë ndërkombëtarët për narko-shtetin e ngritur nga Edi Rama. Sipas tij, situata në Shqipëri është alarmante.
Klevis Balliu: Protesta në PE bëhet për të informuar çdo ndërkombëtar për ngritjen në Shqipëri të një narko-shteti. Ndërkombëtarët duhet që të informohen për situatën këtu. Po kërkohet t’ju hidhet hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.
Nuk ka sesi të quhet situata normale në vendin tonë, ku deputetë të opozitës arrestohen pa prova, ku lideri i opozitës mbahet në arrest pa fakte e prova. Situata në vend është alarmante. Në Shqipëri ka kapitulluar totalisht shteti ligjor. Trafikantët me kostume politike vazhdojnë të lëvizin të lirë.
(Balkanweb)