Sipas lajmeve të fundit nga Gjermania, Bayern Munich po kërkon një përforcim të nivelit të lartë për të mbështetur Harry Kane në sulm. Ndër emrat që po merren në konsideratë, spikat ai i Deniz Undav. 28-vjeçar po lë përshtypje pozitive me Stuttgartin në Bundesligë, teksa në këtë sezon ai ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje.

Për momentin, për bavarezët gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze, pasi lojtari ka një kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2027.

Megjithatë, Bayern mund të vendosë të bëjë një ofertë në muajt e ardhshëm, për të bindur kështu futbollistin me pasaportë gjermane. Undav ka luajtur në Premier League në sezonin 2022-2023, ku ka realizuar 5 gola.

 

893a3262c6239f4b325e615596f2a4e6

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb