Skena ndodh këtë të mërkurë në kanalin informativ Euronews Albania. Mbarova aty një analizë të gjatë ku tërhoqa vëmendjen mbi pamundësinë që do të kenë si Italia edhe Shqipëria të riatdhesojnë në vendet e tyre të origjinës emigrantët që Meloni po i sjell në bazë të marrëveshjes me Ramën.
Kjo pamundësi që përshkrova, nuk është opinion por fakt bazuar mbi atë ç’po heq sot Franca dhe një sërë shtetesh europianë duke përfshirë dhe vetë Italinë për t’i kthyer mbrapsht në vendet e tyre azilkërkuesit të cilëve u refuzohet azili por që nuk duan të rikthehen në vendet e tyre. Kthimi më forcë është i pamundur për një arsye madhorë sot në Ëuropë: një përson s’mund të hipet në një avion, anije apo ccdo lloj mjeti transporti që kalon kufijtë ndërkombëtarë pa një pasaportë apo lejekalim konsullor. Shtetet e varfra nga vijnë këta fatkeqë e kanë kuptuar këtë hile dhe qëllimisht nuk u japin këtyre shtetasve të tyre lejekalimi duke i shndërruar kështu në një lloj apatridësh meqenëse një azilkërkues vetvetiu nuk kërkon azil me pasaportë të vendit të tij që e ka grisur.
Fill pas meje shfaqet në ekran të Euronews Albania deputetja italiane e Fratelli d’Italia të Melonit, Sara Kwlany. Pa humbur një sekondë, në emision i bëhet pyetja së ç’mendon ajo për ngërçin që parashtrova së këta emigrantë do t’i mbeten Shqipërisë në derë në pamundësi të riatdhesohen. Më tonet më të sigurta deputetja e Melonit thotë: “Dëgjoni, ja si funksionon kështu prej kohësh në Itali. Në momentin kur subjekti identifikohet nga vjen, do të detyrohet vendi nga ai vjen të presë sërish subjektin”.
Ky është blof i pastër, për të mos thënë mashtrim publik. Asnjë vend nga vijnë këta azilkërkues nuk ka detyrimin t’i rimarrë ata. Ose pasi janë vende që nuk e duan perëndimin dhe nuk kanë asnjë interes të bashkëpunojnë me Perëndimin, si p.sh Siria, Afganistani, apo Algjeria që ia ka lënë Francës në derë emigrantët e saj. Ose janë vende ku nuk ka as shtet me kë të nëgociosh që t’i rimarrë mbrapsht, p.sh Somalia, Rripi i Gazës, apo pjesë të tëra të Jemenit.
Aq më revoltues bëhet mashtrimi publik i deputetes së Melonit kur sheh statistikën e tmerrshme se si Italia injorohet nga vendet e treta nga vijnë azilkërkuesit duke ia lënë asaj në derë këta emigrantë. Ja si e nxjerr blof deputeten e Melonit e mirënjohura “Times” në Londër mbi statistikat e njohura të Italisë për moskthimin e emigrantëve një problem që Italia po ia transferon tani Shqipërisë: “A do të funksionojnë qendrat e reja të emigrantëve të Giorgia Melonit në Shqipëri? Nuk është e lehtë…sepse kërkesat për riatdhesim shpesh injorohen nga vendet e origjinës. “(…) Gjatë pesë viteve para pandemisë Covid-19, Italia arriti të kthejë pak emigrantë në vendet e tyre: Vetëm 24% e të ardhurve u kthyen në Tunizi, 13% në Nigeri dhe 7% në Bangladesh. Shkalla e riatdhesimit për Malin dhe Guinenë ishtë vetëm 1%”.
Dhe Franca ka vënë prej kohësh alarmin mbi këtë problem sepse ajo vetë, Franca nuk arrin të kthejë në vendet e tyre më shumë se 7% emigrantë klandestinë! Dje, e përditshmja Le Monde ashtu si Time jepte dhe ajo kushtrimin e një fenomeni të pakapërcyeshëm në rang europian me këto fjalë: “Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit, njoftoi se Bruksëli do të propozojë legjislacion të ri për të lëhtësuar dëbimin e personave në situatë të parregullt”. “(…) Më pak se 20% e vëndimeve për dëbimin e emigrantëve në një situatë të parregullt zbatohen sot në të gjithë vendet e BE-së”, nënvizoi më tej Ursula von der Leyen, duke premtuar bashkëpunim të përforcuar me vendet e treta në fjalë, p.sh duke shtrënguar dhënien e vizave për vendet rebele.
Pra, kur Europa vetë, fuqia e parë ekonomike dhe diplomatike në botë nuk arrin dot t’i “mposhtë” vendet e treta t’i marrin mbrapsht shtetasit e tyre klandestinë në Europë, vetëm një Edi Ramë mund ta besojë se Shqipëria do ia arrijë t’i kthëjë mbrapsht nga vijnë. Nëse Italia do ia arrinte vetë t’i kthente mbrapsht, atëherë përse i sjell ajo në Shqipëri? Për t’i lënë aty gjithë jetën! Dhe Edi Rama e dinte këtë…
(BalkanWeb)