Nazmi Gripshi protagonist. Mesfushori 27-vjeçar shqiptar realizoi gol për Astanën në kampionatin elitar të Kazakistanit, në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj Shakhter Karagandy.
Gripshi po luan sezonin e parë te ekipi kazak, ku në 7 ndeshje, ka arritur të realizojë 3 gola. Të gjithë e mbajnë mend për faktin se lojtari ka kontribuar për Teutën dhe Skënderbeun në Superiore, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Ballkanit për disa sezone në Kosovë.
(J.S/BalkanWeb)