Një dëmtim i rëndë la Neymar jashtë fushave për shumë kohë, teksa mungesa e tij është ndjerë edhe te kombëtarja e Brazilit. Sulmuesi i kësaj përfaqësuesje, Rodrygo, në një intervistë të dhënë është shprehur se pret me padurim rikthimin e O’ney.

“Dua që të kthehet sa më shpejt dhe unë e di se ai është duke u përmirësuar çdo ditë. Ai është rikthyer në stërvitje me grupin.

Tani duhet të presim dhe të shpresojmë se është mirë, që të jetë në ekipin ndeshjet e ardhshme me Seleçãon” – tha Rodrygo.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb