Avokati Arbër Hoxha në emisionin “Open” në News24 duke komentuar ardhjen e emigrantëve të parë në Shëngjin tha se më shumë se sa zgjidhje e problemit të emigrantëve është një demotivim që i bëhet atyre që do të synojnë brigjet italiane.
Hoxha tha se Shqipëria ka një territor prej 28 mijë m2, ndërkohë që Siçilia ka një sipërfaqe 25 mijë m2, dhe unë nuk besoj se zgjedhja e Shqipërisë është bërë për shkak se në Itali nuk ka një territor për ti strehuar e trajtuar këta emigrantë.
Avokati tha se një lloj eksperience në raport me sigurinë kombëtare e kemi, pasi kemi strehuar muxhahedinët iranianë në kampin e Manzës.
Sipas tij, hapja e negociatave për kapitujt me BE mund të jetë pikërisht për shkak të kësaj marrëveshjeje.